Goditje për Argjentinën, humb mesfushorin para Botërorit në Katar

Mbrëmë Roma luajti ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Leçes dhe takimi përfundoi 2:1 në favor të ‘romakëve’, por u lëndua ylli i tyre, Paulo Dibala.

Pas ndeshjes është trajneri i ekipit, Hoze Mourinjo që për ‘DAZN’ njoftoi që argjentinasi ka pësuar një lëndim të rëndë.

“Si është Paulo?

Unë them keq, për të mos thënë shumë keq. Kam folur me mjekun dhe me lojtarin, sipas përvojës sime do të jetë e vështirë ta shoh përsëri me Romën para vitit 2023”, u shpreh portugezi.

 

Lëndimi i 28 vjeçarit do jetë një problem i madh për Argjentinën, pasi sipas Mourinjos ai rrezikon pjesëmarrjen në Botëror të Katarit.

LEXO EDHE:

Back to top button