Liverpulli dorëzohet nga gara për titull, e konfirmon edhe Klop

Liverpulli nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Premier Ligë. Pas tetë xhirosh të zhvilluara në Ligën angleze, Liverpulli ka dy fitore, dy humbje dhe katër barazime dhe zë pozitën e 10 me vetëm 10 pikë të grumbulluara deri më tani. Së fundit, ‘Reds’ pësuan disfatë 3:2 nga lideri i Premier Ligës, Arsenal.

Forma e klubit ka shtyrë trajnerin Jyrgen Klop të pranojë se shanset e tyre për titull tashmë kanë përfunduar.

“Ne nuk jemi në garën për titull. Ne kemi probleme për momentin, por duhet të vazhdojmë. Në një situatë si e jona, do të dalim dhe do të luftojmë. Nuk jemi këtu për të qenë të kënaqur me situatën dhe për të menduar për vitin e kaluar”, tha mes tjerash Klop.

Në Ligën e Kampionëve, Liverpulli ka zhvilluar 3 ndeshje, duke shënuar dy fitore dhe një humbje.

LEXO EDHE:

Back to top button