Napoli arrin rekord të ri, por humb Amir Rahmanin

Për herë të parë në historikun e vet, Napoli ka regjistruar 8 fitore radhazi në një sezon të vetëm, duke marrë parasysh të gjitha garat, si në kampionat ashtu dhe në Europë. Gjithsesi madhështinë e këtij rekordi ia ka zbehur dëmtimi i mbrojtësit shqiptar të Kosovës, Amir Rrahmani.

Në fundin e ndeshjes, Rrahmani pësoi një lëndim muskulor në kofshë. Lëndimin e kapitenit të Kosovës e ka konfirmuar edhe skuadra napolitane.

“Amir Rrahmani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Kremonezes, ka lëndim të muskulit në kofshën e këmbës së majtë”, ka shkruar Napoli në faqen zyrtare./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button