Kungulli 1.161 kg, fitues i konkursit në Kaliforni

Kungulli 1.161 kg, fitues i konkursit në Kaliforni

Një mësues hortikulture nga Minesota vendosi një rekord të ri në SHBA, për kungullin më të rëndë, pasi rriti një “gjigant” që peshonte 2,560 paund, apo 1161 kg.

Travis Gienger, nga Anoka, Minesota vendosi rekordin e ri dhe fitoi një konkurs vjetor të peshimit të kungujve në Kaliforninë Veriore.

Gienger udhëtoi për 35 orë për të parë punën e tij të palodhur, në Kampionatin Botëror të 49-të të Kungullit në Gjirin “Half Moon”, në jug të San Franciskos. Ai, gjithashtu ka fituar të njëjtin konkurs në Kaliforninë Veriore në 2020.

“Minesota ka një mesvit të mrekullueshëm, por pranvera jonë në pjesët tona është vërtet, shumë e vështirë. Është si të fitosh Tour de France. Mund vetëm të shpresoni, por funksionoi”, tha Trevis Gienger, kultivues i kungullit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button