Instituti për Studimin e Luftës: Rusët planifikojnë të shkatërrojnë hidrocentralin dhe të akuzojnë ukrainasit

Instituti për Studimin e Luftës: Rusët planifikojnë të shkatërrojnë hidrocentralin dhe të akuzojnë ukrainasit

Instituti për Studime të Luftës (ISW) ka publikuar raportin më të fundit, ku thuhet se rusët po përgatiten për të ashtuquajturën “false flag” sulm mbi hidrocentralin Kakovska në qytetin e Khersonit.

ISW në raportin më të fundit, thekson se Moska po beson se “shembja e digës do të mund të mbulonte tërheqjen e tyre nga ana e djathtë e bregut të lumit Dnipro, dhe të parandalojë apo ngadalësojë avancimin e ukrainasve nëpërmjet këtij lumi. E për këtë sulm planifikon të akuzojë forcat ukrainase”.

Autoritetet ruse mbrëmë kanë njoftuar se kanë marrë “informacione që Kievi planifikon të sulmojë digën, dhe të shkaktojë përmbysje” në Kherson.

“Rusët përdorin paralajmërime të tilla me pretekstin për të kryer sulmin mbi hidrocentralin Kakovk, dhe të fajësojnë ukrainasit për tërë dëmet e shkaktuara dhe humbjen e jetëve të njerëzve, dhe të njëjtën kohë ta shfrytëzojë përmbysjen për të mbuluar tërheqjen e forcave ruse në jug”, thuhet ndër tjera në raportin e ISË-së.

“Kremlini do të mund të përdorte një “false flag” sulm të tillë për të shmangur turpin për humbjen e tretë me radhë të forcave ruse në këtë rajon. Një sulm i tillë gjithashtu do të mundësonte përhapjen e informacioneve të rreme që e përshkruajnë Ukrainën si shtet terrorist, që ka për objektiv të sulmojë civilët”, është thënë në fund të këtij raporti.

LEXO EDHE:

Back to top button