Benzema me orë prej 500 mijë dollarë, ndërsa e Levandovskit ishte “minimale”

Karim Benzema mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë duke mbajtur në kyçin e dorës orën “Richard Millie” me një vlerë prej 500 mijë dollarë, ndërsa Levandovski kishte një orë “Casio” me vlerë 60 dollarë.

“MARCA” thotë se vlera e orës së francezit kapte vlerën e gjysmë milionit. Sulmuesi francez dukej elegant teksa udhëtonte për në Francë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, duke mbërritur me të dashurën e tij Jordan Ozuna.

Ora e tij kushton shumë pasi modeli që ka Benzema është modeli më i vështirë dhe kompleks që është prodhuar ndonjëherë në fabrikën e “Richard Millie”. Ndërkohë, sulmuesi polak është treguar modest duke mbajtur orën e lirë “Casio”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button