Lejkersi ndalet nga Klivlendi, disfatë për Çikagon në Toronto

Humbja e dytë radhazi, e shtata sezonale për skuadrën e os Anxhelos Lejkers, që nuk arrin të dalë nga kriza. Kalifornianët u mundën 114-110 në fushën e tyre nga Klivlend Kavalirs. LeBron Xhejms realizoi 27 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për miqtë u dalluan Mitçell me 33 pikë dhe Donovan me 24.

Humbet edhe ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Klipersit, që u mund 110-102 nga Juta Xhaz. Klarkoson me 23 pikë e Sekston me 22 bënë diferencën në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Poll Xhorxhit. Pa probleme fiton edhe Toronto, që në fushën e tij mundi 113-104 Çikagon, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Lindje. VanVleet me 30 pikë e 11 asist ishte më i miri për kanadezët. Nuk zhgënjen as Memfisi, forca e tretë në Perëndim, që mundi 103-97 Uashingtonin, takim ku u dallua Bejn me 28 pikë.

 

NBA – Rezultatet

 LA Lejkers – Klivlend, 100-114

Memfis – Uashington, 103-97

Toronto – Çikago, 113-104

Klipers – Juta Xhaz, 102-110

LEXO EDHE:

Back to top button