Buzëqesh Skaloni, ylli i skuadrës gati për sfidën ndaj Holandës

Lajme të mira për kombëtaren e Argjentinës dhe trajnerin Lionel Skaloni, në prag të ndeshjes çerekfinale që do të luajë ndaj Holandës, në Botërorin “Katar 2022”. Mesfushori Anhel Di Maria është stërvitur bashkë me grupin dhe duhet të jetë gati për ndeshjen që do të luhet ditën e premte.
Lajmin e konfirmi shtypi argjentinas, sipas të cilit lojtari i Juventusit ka shumë shanse të jetë sërish titullar në fushë. Di Maria ka marrë pjesë edhe në ndeshjen mes lojtarëve luajtur sot, duke mos patur shqetësime në këmbë.
Di Maria u dëmtua në ndeshjen ndaj Polonisë, ndaj në sfidën ndaj Australisë ai nuk luajti, duke qëndruar në stol. Vet trajneri Skaloni tha se nuk donte të rrezikonte aktivizimin e tij në atë sfidë dhe tashmë mund të buzëqeshë, pasi mesfushoi është srëish gati.