Zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg për korrupsion

Zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg për korrupsion

Zv.Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez është dënuar me gjashtë vjet burg pas akuzave për korrupsion.

Fernandez, u shpall fajtore për shpërdorim të detyrës, pasi ka thyer ligjin duke dhënë tendera për miqtë e saj. Por ajo nuk ka gjasa të kryejë dënimin me burg, sepse ka njëfarë imuniteti përmes roleve të saj në qeveri dhe pritet të nisë një proces të gjatë apelimi.

69-vjeçarja është përjashtuar përgjithmonë nga funksionet publike, por do të vazhdojë të jetë në postin e nënkryetares derisa çështja të kalojë në gjykatat më të larta.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vjet burg.

Fernández tha se akuzat kundër saj ishin të motivuara politikisht. Duke folur pas vendimit, ajo e përshkroi veten si viktimë e një “mafie gjyqësore”.

Para marrjes së vendimit, ajo akuzoi prokurorët se kishin gënjyer dhe shpifur ndaj saj.

Kjo është hera e parë që një nënkryetar dënohet për një krim gjatë kohës që është në detyrë në Argjentinë.

Kujtojmë që më 1 shtator Fernández u bë objektivi i një atentati, kur një 35-vjeçar i drejtoi armën në kokë zëvendëspresidentes, por arma iu bllokua.

LEXO EDHE:

Back to top button