Mbyllet pjesa e parë, Argjentina kryeson në finalen ndaj Francës

Pas 45 minutave lojë në Katar, është Argjentina e Leo Messit që avancon 2:0. Pjesa e parë u cilësua me një lojë tejet të mirë të ekipit të Lionel Scalonit. Ata madje arritën të realizojnë dy herë brenda 45 minutave të parë. Pas një faulli në zonë nga Ousmane Dembele ndaj Angel Di Maria gjyqtari akordoi penallti. Në minutën e 23` ishte Leo Messi që realizoi nga pika e bardhë dhe i dha epërsinë Argjentinës. Ndeshja vazhdoi me iniciativë nga argjentinasit.

Ata gjetën sërish golin pas një kundërsulmi ‘vrasës’, shënoi Di Maria në minutën e 36`. Franca në anën tjetër nuk treguan paraqitje të mirë në këtë pjesë, dhe nuk rrezikuan pothuajse fare portën e Emiliano Martinez.

Trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë dy zëvendësime duke larguar nga loja Olivier Giroud dhe Ousmane Deëmbele për ta inkuadruar dyshen Thuram-Kolo Munai.

Mbetet të shihet se cila kombëtare do shpallet kampion bote pas 45 minutave të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button