“Prokurorët e gjykatësit, nga albumi partiak”

Gazetar: Mefail Ismaili

Opozita shqiptare akuzon pushtetin se avancon në pozita diplomatike figura që rrezikojnë drejtpërdrejtë sigurinë nacionale. Kryetari i ASH-së, Arben Travari tha se ish-shefi i ASK-së, Viktor Dimovski është i padenjë për të shkuar ambasador në Francë pasi e kaluara e tij dhe rasti i fundit me shtetësinë e Onishçenkos ka minuar regjimin e sanksioneve të SHBA-së dhe procesin e integrimit në BE, deklaroi Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së.

E kaluara e Dimovskit ngre shqetësime kur bëhet fjalë për lidhjet e tij të ngushta me Serbinë, të theksuara nga partnerët tonë amerikanë dhe tanimë të njohura edhe nga publiku. Dy, Si drejtor i Agjencisë për Siguri Nacionale, Dimovski është shquar për lëshimin e çertifikatave të sigurisë për individë të korruptuar dhe nën hetime. Dimovski ka shkelur të drejtat themelore të më shumë se 20.000 qytetarëve të këtij vendi, të cilëve u është mohuar në mënyrë arbitrare shtetësia e Maqedonisë së Veriut nga Agjencia e Sigurisë Nacionale.

Taravari ka kërkuar nga pushteti që të publikojë menjëherë raportin e hetimit në lidhje me përgjegjësinë e ASK-së në skandalin Onishçenko, ndërsa nga presidenti Pendarovski kërkon që të refuzojë dekretimin e Dimovskit. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar akuzat për drejtorin e ri të ASK-së, Zarko Milloshevski. Opozita maqedonase kërkon që kryeministri Kovaçevski dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zeqeviq të përgjigjen se cili ka qenë roli i Milloshevskit në rastin e Lagjes së Trimave në 9 maj të vitit 2015.

“A ishte Zarko Milloshevski atëherë përgjegjës i njësisë së ekstremizmit? A ishte në atë kohë Zarko Milloshevski drejtpërdrejt përgjegjës në DSK për vlerësimin e situatës, dhe si një grup i tillë është vendosur në qytet? Më lejoni t’ju kujtoj, në një intervistë të vitit 2017, Goran Nikollovski, nga pozita e drejtorit të DSK-së, ka theksuar “vlerësimin e keq” të DSK-së për Lagjjen e Trimave. Kovaçevski dhe Zeçeviq duhet të përgjigjen nëse Zarko Milloshevski është shpërblyer financiarisht me vendimin e Qeverisë për Lagjen e Trimave?, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk i komentoi akuzat e opozitës për drejtorin e sapozgjedhur të ASK-së. Ai mbrojti Milloshevskin për të cilin tha se ka kryer trajnime sigurie në SHBA./alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button