Pemët thithin dy herë më shumë karbon sesa mendohej më parë

Në një studim i cili synonte të analizonte trungjet e pemëve duke përdorur skanimin 3D, u zbulua se pyjet britanike po thithin dy herë më shumë karbon sesa ishte vlerësuar më parë.
Llogaritjet e sakta të sasisë së karbonit të përthithur nga pylli mund të ndihmojnë në vendimmarrje dhe të zbulojnë dëmin e vërtetë të shkaktuar nga humbja e pyjeve.
Përpara teknologjisë së skanimit 3D, analizat e pemëve ishin të mundshme vetëm duke i prerë, por tani hartat përdoren për çdo pemë. Ato krijohen me lazer, pas së cilës bëhet një model.
Në këtë mënyrë, shkencëtarët mund të llogarisin sasinë e karbonit të zhytur në trungun dhe degët e pemës, dhe të dhënat në rastin e pyllit britanik, treguan dyfishin e sasisë së vlerësimit të mëparshëm.