Nikolo Zaniolo, tani më afër kampionatit në Turqi?!

Nikolo Zaniolo ka një tjetër mundësi për tu larguar nga Roma, por që koha po ikën shpejtë. Sulmuesi italian është lënë jashtë projektit teknik të Romës dhe nuk do të luaj më këtë edicion. Shumë oferta kishte ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit, por Roma nuk e pranoi asnjë nga to pasi nuk ishte e kënaqur. E vetmja ofertë që Roma e pranoi ishte ajo e Bournemouth, por që vet Zaniolo e refuzoi.

Tani kur ka mbetur jashtë projektit të Romës, Zaniolo po sheh mundësinë të transferohet edhe në Superligën e Turqisë. Galltasaraj dhe Fenerbahçe kanë bërë oferta zyrtare, por vetëm për huazimin e lojtarit.

Megjithatë Roma po kërkon nga skuadrat turke që të bëjnë ofertë për transferimin e përhershëm, pasi në asnjë mënyrë nuk do të pranoj huazimin e lojtarit. Gjithsesi tani dy gjigantët turk kanë dy ditë kohë për të bindur Romën dhe Zaniolon për aventurën turke.

LEXO EDHE:

Back to top button