Prandelli: Napoli më i mirë se Man. Siti e Barcelona

Çesare Prandelli, në një intervistë të dhënë për “Il Mattino”, trajneri i ka thurur shumë elozhe Napoli-t, për lojën e zhvilluar dhe rezultatet e arritura.

“Është një kryevepër që duhet të merret vetëm si shembull nga drejtues dhe presidentë klubesh. Duhet të thonë: mësoni nga Spalletti, De Laurentis dhe Giuntoli, si ndërtohen skuadrat për të fituar. Duke menduar më shumë për pozicionet që duhen mbuluar dhe jo për emrat, duke menduar më shumë për cilësinë e projektit dhe jo për të marrë duartrokitje të lehta”, ka thënë Prandelli.

Por komplimentet nuk kanë mbaruar me kaq.

“Unë nuk arrij të ndërroj stacion nëse është Napoli në tv, për mua është më mirë se një ndeshje e Siti-t ose Barcelona-s. Kjo skuadër është një krenari e futbollit tonë. Është e vështirë të shikosh në Ligën e Kampionëve një skuadër më mirë të organizuar në fushë se Napoli. Nuk ka limite për këtë skuadër dhe nuk duhet t’i vërë vetes asnjë limit ky Napoli edhe pse nuk besoj se ekziston dikush që ta ketë kuptuar si mund të ndalet kjo skuadër fantastike”, ka thënë Prandelli.

LEXO EDHE:

Back to top button