Dhimbjet e kokës nuk do t’ju shqetësojnë më kur të ndaloni së bërë këto 3 gjëra!

Lëngjet e pamjaftueshme, stresi ose shikimi i tepërt i ekraneve mund të çojnë në dhimbje koke. Por ka edhe gabime të tjera që ne bëjmë çdo ditë që e shkaktojnë këtë problem shëndetësor pa e ditur as vetë.

Dhimbja e kokës është një problem i bezdisshëm, por mjaft i zakonshëm, i cili mund të ndodhë për një sërë arsyesh.

Qëndrimi jo i duhur

Qëndrimi i gabuar mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë dhimbje koke, sepse krijon shumë presion në qafë, gjë që mund të çojë në dhimbje koke.

Ulur shumë gjatë

Nëse gjatë ditës kalojmë shumë kohë ulur pa pushime adekuate, presioni në qafë përkeqësohet, gjë që mund të jetë sërish shkak për dhimbje koke.

Nëse keni një punë që kërkon që ju të qëndroni ulur shumicën e kohës, është e rëndësishme të ngriheni dhe të shtriheni pak të paktën një herë në orë.

Jastëk i papërshtatshëm

Është e dëshirueshme të flemë tetë orë në ditë, që është një e treta e ditës, ndaj nuk është për t’u habitur që gjumi ndikon edhe në shëndetin dhe mirëqenien tonë. Mospasja e jastëkut të duhur për të mbështetur qafën mund të çojë në dhimbje koke, ndër të tjera.

Nëse keni dhimbje koke të shpeshta, mendoni për stilin e jetës tuaj dhe si mund ta ndryshoni atë. Nëse edhe pas korrigjimeve të sjelljes, përsëri shfaqen dhimbje koke, konsultohuni me mjekun tuaj.

LEXO EDHE:

Back to top button