VIDEO / U fut mes ultrasve të PSZH-së, krisi “dajaku” nga 40 persona

Të martën mbrëma, PSZH mirëpriti Bajern Munihun në “Parc des Princes” për fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Shumë tifozë të Bajernit kishin udhëtuar nga Munihu për ndeshjen, por në tribuna kishte tifozë të skuadrës gjermane mes atyre të PSZH-së.

Njëri prej tyre gaboi duke zbuluar se kishte veshur një fanellë të klubit gjerman. Fanella u pa nga ultrasit e ekipit francez dhe më shumë se 40 prej tyre ranë mbi të dhe filluan ta rrahin. I hoqën fanellën bashkë me tutat dhe e lanë me të brendshme. I riu ka shpëtuar falë ndërhyrjes së sigurimit të stadiumit dhe ka ikur me vrap.

 

Megjithatë, në përgjithësi atmosfera ishte e rënduar dhe tifozët e Bajernit kishin ngritur që herët një pankartë ku akuzonin francezët për çmimet e biletave. Më e lira kushtonte 70 euro dhe tifozët e Bajernit kishin shkruar se nuk janë Neymar, me idenë që nuk janë të pasur si ai.

 

LEXO EDHE:

Back to top button