MPB: Gjoba për 32 transportues publik të udhëtarëve

MPB: Gjoba për 32 transportues publik të udhëtarëve

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme nga ora 08:00 deri më 12:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll ndaj automjeteve të transportit publik të udhëtarëve me çrrastë janë konstatuar 32 kundërvajtje në trafik, prej të cilave 19 për shkak të pajisjeve të frenimit në gjendje jo të rregullt.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm janë dërguar 200 autobusë dhe mjete tjera të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button