Rama: Propozimi evropian, moment historik për paqen në rajon

Rama: Propozimi evropian, moment historik për paqen në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur takimin e një dite më parë mes Kurtit e Vuçiqit. Rama ka shkruar se pëlqimi i palëve për propozimin evropian është moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale. Ai i ka inkurajuar të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë.

“Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet në një model roli. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën.”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ai ka potencuar se gjithkush duhet ta kuptojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë gjënë e duhur.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button