MPB: 214 gjoba në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

MPB: 214 gjoba në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 gjoba, nga të cilat 145 për tejkalim të shpejtësisë, 12 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 11 gjoba për vozitje në gjendje të dehur.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë dhe dy gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button