Greqi, presion i lartë mbi spitalet, zgjaten masat kufizuese antiCovid-19

Qeveria greke njoftoi sot zgjatjen deri më 7 janar të masave kryesore kufizuese, si mbyllja e shkollave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, pasi presioni mbi spitalet mbetet shumë i lartë.

“Presioni mbi spitalet mbetet i lartë”, theksoi sot zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas në një konferencë shtypi.

“Rikthimi në normalitet duhet bërë gradualisht dhe në siguri”, deklaroi ai.

Ai nënvizoi se shkollat, gjykatat, restorantet dhe sallat sportive, të argëtimit dhe stacionet e skive do të mbyllen deri më 7 janar.

“Ndalimi për lëvizje jashtë vendbanimeve do të zgjatet gjithashtu”, theksoi zëdhënësi.

Sot, dyqanet e zbukurimeve të Krishtlindjeve u rihapën, një përjashtim i parë nga rikufizimi i rreptë i  vendosur që nga 7 nëntori, i dyti në Greqi që nga ai i pranverës.

“Njoftimet mbi rihapjen e salloneve të parukerisë dhe dyqaneve të tjera do të bëhen deri në fund të javës”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button