Opozita: “Qeveria e rrenave ka dështuar në të gjitha sferat”

Shitja e identitetit dhe gjuhës, dështimi i euroi-integrimeve, dështimi ekonomik i vendit, krimet e vazhdueshme, keq menaxhimi i pandemisë nga Covid 19, janë disa nga çështjet të cilat kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristojan Mickovski i numëroi si dështime në 100 ditshin e parë të Qeverisë. Për këto arsye Mickovski kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. I pyetur nga Alsat nëse opozita do të marrë masa më rigoroze pas protestave të deritanishme, Mickovski insistoi në takim të liderëve, kërkesë e cila më herë iu refuzua drejtpërdrejtë nga Zoran Zaev.
Ne sot u dërgojmë porosinë se mjaft ishte, mjaft ishin humbjet. Pas humbjeve kaq të thella në ekonomi, në recesion, rritje të çmimit të energjisë., identitet që tregtohet, bankë e dështuar, 1400 jetë të humbura për shkak të pandemisë me Koronën, shëndetësi e paaftë, dhe për vetëm 100 ditë, veto për BE, Qeveria e humbi gjithë kredibilitetin e saj, andaj patjetër Zaevi të ikë -tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.
Për opozitën shqiptare 100 ditët e para të qeverisë janë vetëm rrena. Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, deklaroi se Zaev dhe Ahmeti më shumë kanë gënjyer shqiptarët, të cilëve nuk i kanë realizuar asnjë premtim. Sidomos premtimin për kryeministrin shqiptar.
Qëllimi i tyre është pushteti, qëllimi i tyre është individi dhe emrat e përvetshëm. Dhe qëllimi i tyre nuk është e mira e përgjithshme e votuesve, qëllimi i tyre nuk është stabiliteti ekonomik, qëllimi i tyre nuk është shteti i së drejtës, prandaj koalicioni ASH dhe AAA do të bëjë çmos. Mua më duket mua pak etike, ama rrena rrenë është, dhe unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që rrensa tu drejtohen sa herë që ti shohin rrugëve – deklaroi Ziadin Sela, ASH.
Ndërsa Afrim Gashi nga AAA theksoi dështimet e pushtetit në menaxhimin me pandeminë, me zhvillimin ekonomik, me arsimin dhe mësimin online dhe me euro-integrimet.
Është evidente se vendi çdo ditë po ngulfatet, po humben vende pune, sipas institucioneve më relevante, Bankës Botërore e të ndryshme, brenda vitit pritet që të humben 85 mijë vende pune, shumë njerëz të sektorit privat po largohen nga puna, po largohen nga puna edhe njerëz të sektorit publik, ku shteti me një hipokrizi po i fton sektorin privat që të mos largojë njerëz nga puna – u shpreh Afrim Gashi, AAA.
Gashi tha se koalicioni ASH/AAA nuk sheh zgjidhje tjetër përveç asaj që Qeveria të japë dorëheqje, të formohet Qeveria e zgjeruar e cila do t[ë nxjerrë vendin nga situata aktuale.
Mefail Ismaili