Lajçak në Kosovë, takon Kurtin dhe Bislimin

Lajçak në Kosovë, takon Kurtin dhe Bislimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për të pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Mësohet se paraprakisht diplomati sllovak, i cili mbërriti më herët se Kurti, ka patur takim me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Lajçak vjen në Kosovë pas takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 2 maj, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Më 2 maj në Bruksel palët ranë dakord për Deklaratën për të Zhdukurit ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button