Zëvendësguvernatori i Kabulit vritet në një sulm me bombë

Zëvendësguvernatori i Kabulit në Afganistan, Mahbubullah Muhibbi, u vra në një sulm me bombë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Tarik Aryen tha në një deklaratë për shtyp se bomba që shpërtheu ishte vendosur në automjetin zyrtar të zëvendësguvernatorit Muhibbi në rajonin Mikroreyan 4 të Kabulit.

Duke deklaruar se Muhibbi dhe sekretari i tij humbën jetën në sulm, Aryen deklaroi se dy truproja mbetën të plagosur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

LEXO EDHE:

Back to top button