Kostovski për ALSAT: Më bllokuan 500 mijë euro, do ta jap shtëpinë

Biznesmeni Trifun Kostovski ka mësuar se pasuria e tij ishte ngrirë kur nxori fletë pronësie për shtëpinë ku ai jeton. Kostovski për Alsat thotë se nuk ishte njoftuar se i janë bllokuar llogaritë personale, si dhe aksionet në letrat me vlerë. Por gjithashtu thotë se nuk ka asnjë informacion që prokuroria e krimit të organizuar zhvillon procedurë parahetimore kundër tij dhe tre personave të tjerë për falimentimin e Bankës Eurostandard.

Ajo që është e ngrirë nuk kalon më shumë se 500, 600 mijë euro. Nuk kalon. Kam dy automjete të vjetra në emrin tim, të vjetra nga njëzet vjet. Kjo është prona ime, këtu. Nëse shtëpia ime plotëson nevojat e kursimtarëve, ja ua jap, unë do të shkoj në ndonjë shtëpi dhe aq. Dua të them, nuk kam frikë nga asgjë në jetë”-deklaroi Trifun Kostovski, biznesmen.

Kostovski për Alsat tregon se me ngrirjen e pasurisë që ka fituar në 30 vitet e kaluara, tani ka mbetur pothuajse pa para.

Mendoj se sot të gjitha flukset e mia financiare dhe pasuria ime janë ngrirë. Nuk e di nëse do ta marr edhe pensionin, do të shohim, do ta kontrolloj tani më datën 1 nëse do të marr”-pohoi Trifun Kostovski, biznesmen.

Kostovski kërkoi takim me prokurorin e shtetit, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Në mbylljen e Bankës Eurostandard, ai sheh – si biznes ashtu edhe politikë.

Ne kemi organe hetimore, polici, ata do t’i arrijnë. Nëse janë aq të lirë t’i nxjerrin në pah kush janë organizatorët, sepse janë shumë të afërt me pushtetin”-theksoi Trifun Kostovski, biznesmen.

Kostovski thekson se përveç betejës në vend, për mbylljen e bankës Eurostandard, nëse mbledh para, do të fillojë procedurat e arbitrazhit pranë gjykatës në Paris për krim ekonomik. Biznesmeni pajtohet që banka kishte hua dhe kredi të këqija, por që nuk duhej likuiduar. Është dashur, siç thotë, t’i jepet shans menaxhmentit për t’u përpjekur ta shpëtonte nga falimentimi. Përveç depozituesve të dëmtuar, Kostovski gjithashtu kishte dëm prej rreth 60 milion euro. Banka Eurostandard mbeti pa leje pune në gusht.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button