Greqi: Zjarret në katër frontet kryesore nuk janë vënë ende nën kontroll
Greqi: Zjarret në katër frontet kryesore nuk janë vënë ende nën kontroll

Në Greqi, zjarret janë ndezur në katër fronte kryesore dhe ende nuk janë vënë nën kontroll – në malin Parniti, në Aleksandropolis, Dadia dhe Beotia.
Qindra zjarrfikës në Greqi u përpoqën të shuanin zjarret në periferi të Athinës gjatë natës, u urdhërua një evakuim shtesë dhe autoritetet paralajmëruan rrezikun e zjarreve të reja në të gjithë vendin, raporton “Kathimerini”.
Mbrojtja civile urdhëroi evakuimin e lagjes Ano Liosi në veriperëndim të Athinës, një zonë prej më shumë se 25,000 banorësh.