Shaqiri ndëshkohet me karton të kuq në humbjen 0:3

Xherdan Shaqiri e kishte një ditë të errët me ekipin e tij, Çikago Fire. Futbollisti kosovar ka qenë fytyrë tragjike e ekipit nga MLS-ja.Përfaqësuesi zviceran u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 0:3 nga Kolumbus Krou.

Ish-futbollisti i Bazelit, Bajern Munihut, Interit, Stouk Sitit, Liverpulit e Lionit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë, kurse më pas u ndëshkua me të kuqin në minutën e 67-të derisa skuadra ishte duke humbur 0:3, ngase vendësit i realizuan tre golat në 23 minutat e pare.

LEXO EDHE:

Back to top button