Braziliani Silvinjo “përzien” kartat dhe del me formacion ndryshe

Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të “Euro 2024”, teksa “kuqezinjtë” presin në “Air Albania”, kombëtaren e Ishujve Faroe. Të besuarit e trajnerit Silvinjo tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.
Trajneri Silvinjo ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë.
Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit.