Tërmeti në Kroaci, mbyllet impianti bërthamor në Slloveni
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 6,3 i shkallës rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Ndërkohë, si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme, impianti bërthamor në Slloveni, Krsko, është mbyllur për arsye sigurie. Tërmeti i sotëm është shoqëruar edhe nga disa paslëkundje më të lehta.
Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa.