Konte nuk hjek dorë nga Kante, në garë edhe Reali

Antonio Konte nuk heq dorë nga ideja për të afruar te zikaltrit mesfushorin N’Golo Kanté, tashmë pjesë e Çellsit. E përditshmja “The Sun”, raporton se mesfushori 29-vjeçar mbetet objektiv i palëkundur i Interit, edhe pse te blutë e Londrës është titullar i padiskutueshëm.

Lampard e preferon titullar si në Premier Ligë, ashtu edhe edhe në Ligën e Kampiomëve, por Konte beson se mund ta bindë francezin të bëjë hapin tjetër në karrierë, duke shtuar cilësinë në mesfushën e zikaltërve.

Përveçse të thyejë rezistencë te Çellsi, skuadra e Interit duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Real Madridit, që ka interes të fortë për kampionin në fuqi të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button