Verstapen: Me atë makinë, secili mund të bëhet kampion

Piloti i Red Bullit, Maks Verstapen vijon të thumbojë britanikun Luis Hamilton në lidhje me fitoret e titujt e njëpasnjëshëm që po fiton piloti i Mercedesit. Sipas tij, përveç meritave të pilotit ndikon shumë fakti se ai ka një makinë që nuk e kanë rivalët e tjerë.

Kam shumë respekt për atë që Hamilton ka bërë në këto vite dhe nuk kam aspak xhelozi që e shoh te “Mercedesi”. Gjithsesi, të jem i sinqertë, 90% e pilotëve aktualë të Formula 1 mund të fitojë një garë apo titull me atë makinë që ka ai. Nuk kam asgjë kundër tij, është një pilot i madh. Por e vërteta është që ai ka një makinë që po dominon në Formula 1 dhe kjo e ndihmon shumë, duke ia lehtësuar punën”, u shpreh Verstapen.

LEXO EDHE:

Back to top button