Miratimi i vonuar i rebalancit të buxhetit ka “mbështetur për muri” kompanitë

Pakoja e katërt e masave ekonomike është afër kolapsit. Ndihmën që duhet të marrin kompanitë në formën e pagës, për punonjësit e tyre nuk mund të realizohet. Edhe pse ligji është në fuqi, ai nuk është funksional. Rregulloret për zbatimin e tij nuk janë publikuar ende në Gazetën Zyrtare. Kjo do të thotë që pas 7 nëntorit dështoi edhe afati i dytë, respektivisht 10 nëntori deri kur kompanitë mund të aplikonin për ndihmë shtetërore. Nga Ministria e Financave thonë se do të kërkojnë nga Qeveria me një vendim ta zgjasë aplikimin deri në datën 13, por ende nuk kanë gjetur mekanizma ligjorë për ta bërë këtë. Qeveria do të mund të ndryshojë afatin vetëm nëse një gjë e tillë parashikohet me ligj, që me aktet nënligjore të miratuara nga ekzekutivi, kushtet për aplikim mund të ndryshohen. Nëse kjo nuk është shkruar, Ligji duhet të kthehet në Kuvend sërish dhe me ndryshime do të zgjatet afati. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Llukarevska, thotë se janë në dijeni të afateve të shkurtra, por u bën apel kompanive të paguajnë pagat e tetorit për punëtorët, dhe më pas të bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore.

Nëse i gjithë procesi fillon nga faza e parë për t’u prolonguar, natyrisht që do të ketë zgjatje edhe në fazat e tjera, por për herë të parë ne jemi në një situatë të tillë. Kjo nuk do të ndodhë për ndihmën e nëntorit dhe dhjetorit – deklaroi Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Nga Gazeta Zyrtare thonë se ata do të publikojnë rregulloret gjatë ditës, në mënyrë që punëdhënësit të fillojnë të aplikojnë. Por, është pothuajse e pamundur që të gjithë të aplikojnë për gjysmë dite. Kjo masë është shpallur nga Qeveria, si një nga masat prioritare në grupin e katërt të masave ekonomike. Pritjet janë se rreth 20 mijë kompani do të aplikojnë për këtë masë që të marrin ndihmë për pagesën e pagave në vlerë prej 14,500 deri 21,770 denarë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button