Shkup, për disa orë janë harxhuar dy mijë vaksina kundër gripit

Të gjitha 2.000 vaksinat kundër gripit sezonal që kushtojnë rreth 800 denarë, janë harxhuar për disa orë, njoftoi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, Aleksandar Stojanov, i cili shtoi se janë në pritje të 2.000 dozave tjera.

Tetëdhjetë përqind e kategorive të qytetarëve që supozohej të merrnin vaksinat falas, kanë ardhur dhe kanë harxhuar ato. Arsyeja është se në sistemin “Termini Im” për këtë javë janë mbushur terminët dhe njerëzit nuk duan të presin, ata duan të paguajnë dhe të përfundojnë punë sa më shpejt. Njerëzit janë të frikësuar dhe duan të mbrojnë shëndetin e tyre. Edhe për grupet e rezikuara edhe për grupet jashtë rrezikut ka shumë pak doza. Kjo po ndodh në të gjithë botën. Belgjika harxhoi vaksinat brenda një dite. Vitin e kaluar hodhëm poshtë 610 vaksina të gripit, nuk kishte kush t’i merrte, theksoi Stojanov.

Ai theksoi se këtë vit ka mungesë të maskave, dorezave, vaksinave, dhe se kështu është në të gjithë botën, jo vetëm në vendin tonë.

“Ne kishim mundësi të sigurojmë vetëm 4000 vaksina për këtë vit. Ne nuk mund të bënim më shumë. Kjo nuk varet vetëm nga ne. Fabrikat kanë kapacitet të kufizuar”, shtoi Dr. Stojanov.

LEXO EDHE:

Back to top button