“Super e Marta” në SHBA, dita më e madhe deri më tani në garën për Shtëpinë e Bardhë
“Super e Marta” në SHBA, dita më e madhe deri më tani në garën për Shtëpinë e Bardhë

Për SHBA-në, sot është super e marta, apo dita më e madhe deri më tani në garën për Shtëpinë e Bardhë. Votuesit në 15 shtete dhe një territor amerikan organizojnë njëkohësisht votimet për zgjedhjen e kandidatëve për president brenda partive. Super e Marta pritet të ofrojë një panoramë të përmbledhur të pikave më të forta e më të dobëta të Xho Bajden dhe Donald Tramp, të cilët duket se po shkojnë drejt ripërballjes me njëri tjetrin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Vetëm një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi në favor të Trumpit për kandidimin në zgjedhjet paraprake. Ajo e riktheu ish presidentin në fletën e votimit, duke hedhur poshtë përpjekjet e disa shteteve për ta bërë atë përgjegjës për trazirat në Kapitol. Një ditë para zgjedhjeve paraprake të Super të Martës, gjykatësit vendosën se shtetet nuk mund të fusin në përdorim nenet e Kushtetutës të shkruara pas Luftës Civile amerikane, për të hequr nga fletëvotimi kandidatët presidencialë. Sipas Gjykatës së Lartë, kjo e drejtë i takon Kongresit. Trumpi reagoi në plaftormen e tij sociale menjëherë pas vendimit, duke e cilësuar atë një “fitore e madhe për Amerikën!” /Alsat.mk