Bukuroshja nga Barbados ka një imazh të ri: Rihanna me një ndryshim të ri të guximshëm, shikoni si duket
Fotot e fundit të Rihanna-s së famshme, e cila që në fillimet e karrierës së saj është mbiquajtur “bukuroshja nga Barbados”, kanë shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale pasi tashmë këngëtarja duket krejtësisht ndryshe
Është një ndryshim drastik i imazhit – ajo preu flokët e saj të gjatë dhe i lyente bionde.
Rihanna është fotografuar në Santa Monica teksa merrte pjesë në një takim biznesi, e veshur me një veshje më casual.
Flokët e gjata kanë qenë një markë e këngëtares që kur u shfaq në skenën muzikore dhe pasi u bë nënë është e prirur për ndryshime të guximshme. Rihanna dhe reperi ASAP Rocky kanë dy djem – Rajot dhe RZA.
Prej kohësh ajo ka qenë e fokusuar tek marka e saj “Fenty Beauty”, e cila do të jetë e disponueshme në Kinë nga 1 prilli dhe nëse imazhi i ri lidhet me ndonjë fushatë për markën, mbetet për t’u parë.