Autizmi nuk është sëmundje! Është një çrregullim neurobiologjik që….

Autizmi nuk është sëmundje! Është një çrregullim neurobiologjik që....

Edhepse ende autizmi mbetet tabu temë vendin tonë, Dr. Nonkulovski gjatë intervistës tv Alsat thotë kohës funditprindërit kanë filluar të ndërgjegjësohen, dhe të paraqiten më herët në mjek, sepse çdo punonjës mjeksor dëshiron që tu ndihmojë këtyre fëmijëve.

Shumë shpesh njerëzit e llogarisin autizmin si sëmundje dhe presin gjetjen e një ilaçi për ta shëruar atë.

Por a është autizmi sëmundje?  

“Autizmi është një gjendje në çrregullimin, komunikimin dhe ndërveprimin social të fëmijëve. Ai përfaqëson një çrregullim neurozhvillues, një gjendje, një spektër autik.” – thotë dr. Danilo Nonkulovski – spec. pediatër.

Vetë fjala “autizëm” do të thotë “në vete”, prandaj nuk duhet ta trajtojmë autizmin si sëmundje, por një gjendje në të cilën fëmijët që i takojnë spektrit autik kërkojnë më shumë vëmendje, më shumë kujdes.

Një shkak I vetëm se përse ndodh autizmi ende nuk është zbuluar, por mjekët dyshojnë në disa faktorë nxitës që mund të ndikojnë deri në paraqitjen e këtij çrregullimi neurobiologjik.

Ai apelon që çdo prindër që dyshon që fëmija i tij mund të jetë autik është mirë të drejtohet tek një pediatër neurolog, apo tek një psikiatër fëmijësh për të filluar sa më herët trajtimin.

LEXO EDHE:

Back to top button