De Rosi: Ndeshja e kthimit? Budallallëk i madh nëse luajmë për të barazuar

Në këtë 2024, Daniele De Rosi me Romën e tij kanë humbur vetëm ndaj Interit, ndërsa kundër Milanit shënuan fitoren e parë pas pesë vitesh. Pikërisht suksesi i fundit ishte në qendër të vëmendjes së trajnerit roman.

“E kishim përgatitur në këtë mënyrë dhe më duhet të uroj të gjithë djemtë për paraqitjen. El Sharaui nuk kishte frikë nga vrapimet e Teo dhe e ndoqi kudo, ndërsa Lukaku bëri paraqitjen e tij më të mirë që kur jam unë në pankinë. Ishte një fitore e madhe, por tani duhet të mundohemi që edhe kundër Udinezes të luajmë më të njëjtën dëshirë”.

I pashmangshëm edhe një koment për ndeshjen e kthimit.

“Do të jetë e vështirë. Milani do të synojë fitoren. Nëse luajmë për të barazuar, do të jetë budallallëk i madh,” tha në fund De Rosi.

LEXO EDHE:

Back to top button