Hezbollah sulmon një qytet kufitar në veri të Izraelit

Hezbollah sulmon një qytet kufitar në veri të Izraelit

Grupi militant libanez Hezbollah ka sulmuar me dronë dhe raketa në një qytet kufitar në veri të Izraelit. Nga sulmi mbetën të plagosur 14 ushtarë, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ky ishte një nga sulmet më të mëdha në muajt e fundit nga Hezbollahu, si përfaqësuesi më i fuqishëm rajonal i Iranit. Hezbollahu ka thënë se ka vënë në shënjestër një objekt ushtarak në kufi për t’u hakmarrë për vrasjen e një numri luftëtarësh të tij, duke përfshirë komandant, në sulmet izraelite një ditë më parë. Ushtria izraelite tha gjithashtu se luftëtarët e saj goditën komplekse të tjera ushtarake të Hezbollahut në Naqura dhe Jarin në Libanin jugor. Hezbollahu, i cili sponsorizohet nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës në Gaza. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button