MASH njofton: Më 23 dhe 7 maj mësimi me orar të shkurtuar

MASH njofton: Më 23 dhe 7 maj mësimi me orar të shkurtuar

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se më 23 prill dhe 7 maj, respektivisht ditët para votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në shkollat ku do zhvillohet procesi i votimit mësimi do të realizohet me orar të shkurtuar për të gjitha klasat. Sipas Ministrisë së Arsimit, mësimi do të zhvillohet nga ora 7 deri në orën 11. Gjithashtu, MASH bën të ditur se në shkollat ku nuk do të votohet, mësimi do të zhvillohet si zakonisht, sipas orarit të caktuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button