Nënsekretarja amerikane në Kosovë takim me Kurtin e Osmanin

Nënsekretarja amerikane në Kosovë takim me Kurtin e Osmanin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi me nënsekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen, ka shprehur shqetësimin e tij mbi kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë. Ai ka thënë se autori dhe lideri i grupit të terroristëve në Banjskë, Millan Radoiçiq, vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Në takim u diskutua edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë Allen paraprakisht takoi edhe presidenten Vjosa Osmani. Ajo e ka konsideruar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si hap thelbësor në jetësimin e synimeve euro-atlantike të Kosovës. Pas takimit, Osmani dhe Allen kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Osmani ka thënë s efushatat dezinformuese paraqesin kërcënim të madh për stabilitetin e Kosovës dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon, nëpërmjet satelitit të saj Serbisë. Kjo, jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet kërcënim aktiv për destabilizim të rajonit tonë”, Vjosa Osmani, presidente.

“Konfirmoj se ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euro-atlantike, përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe e di se kjo është me rëndësi për ju. Diskutuam për hapin thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, Liz Allen, nënsekretare amerikane e shtetit.

LEXO EDHE:

Back to top button