Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Gazetar: Lluka Andreev

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu si dhe liderët e Hamasit për krime lufte, ka shkaktuar ndarje në botën perëndimore, shkruan Alsat.

Kryeprokurori Karim Kan njoftoi se në bazë të provave të mbledhura dyshohet se Netanjahu, si dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, kanë mundësuar krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Netanjahu mohon.

“Zotëri Kan ka krijuar barazi morale të rreme midis liderëve të Izraelit dhe liderëve të Hamasit. Kjo është si krijimi i një barazie morale, pas 11 shtatorit, mes Presidentit Bush dhe Osama Bin Ladenit”, tha Benjamin Netaniahu- kryeministër i Izraelit.

Presidenti i SHBA-së Xho Bajden doli me qëndrim të ngjashëm.

“E hedhim poshtë kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhërarreste kundër Izraelit. Çfarëdo që nënkuptojnë këto urdhëresa, nuk ka barazi mes Izraelit dhe Hamasit”, u shpreh Joe Baiden- president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Britania e Madhe, Çekia dhe Austria kanë shprehur mospajtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, por nga ana tjetër, Franca, Belgjika dhe Sllovenia kërkojnë zbatimin rigoroz të vendimeve.

Ministria e Jashtme belge tha se krimet e kryera në Gazë duhet të ndiqen penalisht në nivelin më të lartë. Parisi zyrtar shtoi se ata vazhdimisht bënë thirrje për respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar, veçanërisht për shkak të civilëve të vdekur në Gaza.

Ka reaguar edhe Kina. Sipas Pekinit, Gjykata duhet të ruajë objektivitetin dhe paanshmërinë kurse në Gaza duhet të ndalojë, siç thonë, dënimi kolektiv i popullit palestinez.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë izraelitë publikuan video të aktivitetit ushtarak, duke thënë se po e rrisin ofensivën e tyre në qytetin kufitar Rafah.

Derisa betejat në terren vazhdojnë në Gaza, mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Netaniahu, marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi dhe përfundimin e luftës. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button