Ambasadori në OKB është ftuar në kunsultim në MPJ

Ambasadori në OKB është ftuar në kunsultim në MPJ

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lubomir Frçkoski është ftuar në konsultim në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga Ministria e kanë konfirmuar informatën, duke theksuar se thirrja është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim dhe shkelje të rregullave të punës. Gjatë ditës së sotme, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov kërkoi që të thirret në përgjegjësi ambasadori Frçkoski, pasi nuk ka mbajtur llogari për paratë e shpenzuara.

“Frçkoski është fytyra e shëmtuar e sundimit të pushtetit paraprak të LSDM-së dhe BDI-së. Prej asaj që mundëm të shohim në opinion, shohim se si ambasador i Maqedoninë ka gëzuar benefitet të cilat ia ka siguruar Zoran Zaev me emërimin, ndërkaq njëkohësisht nuk ka llogaridhënie se si janë shpenzuar paratë e popullit, gjegjësisht paratë janë shpenzuar në mënyrë jo të njohur. Vlerësojmë se gjithkush duhet të ftohet në përgjegjësi për atë se si e ka kryer detyrën e tij pa dallim për cilin njeri bëhet fjalë ose në cilin funksion ka qenë”, tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov.

LEXO EDHE:

Back to top button