Guardiola synon të marë sulmuesin e Interit

Man. Siti është duke provuar të transferojë sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku. Sulmuesi belg është në formë të frikshme te “neurazzurët” duke shënuar 51 gola në vetëm 73 ndeshje, andaj ka vëmendjen e skuadrës së Pep Guardiolas. “Qytetarët” janë në dijeni që Sergio Aguero mund të largohet në verë, andaj e shohin Lukakun si pasuesi adekuat.  Sipas “Telegraph”, drejtuesit e Sitit i kanë dhënë Guardiolas rreth 200 milionë euro që të transferojë një mbrojtës të krahut të majtë, një mesfushor defensivë dhe një qendërsulmues. Momentalisht Siti renditët në pozitën e dytë, dy pikë me pak se lideri Man. Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button