“Zonja e Vjetër” mund Barcelonën në “Kamp Nou”

Juventusi ka siguruar vendin e parë në grupin G, falë fitores së thellë 0-3 në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës. ‘Zonja e Vjetër’ kishte një fillim të mbarë, gjë që solli edhe golin e epërsisë, të shënuar nga Ronaldo, në minutën e 13’-të të ndeshjes nga pika e bardhë. Në minutën e 20’, erdhi edhe goli i dytë për Juventusin, i shënuar nga i riu Veston MeKeni. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Kristiano Ronaldo, që shënoi sërish nga penalltia, në minutën e 52’, për 0-3. Me këtë fitore, Juventus siguron vendin e parë në grupin G, me 15 pikë, aq sa ka edhe Baarcelona në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button