Justin Bieber do të mbajë një koncert special në natën e ndërrimit të viteve

U bënë plot tre vite që këngëtari Justin Bieber nuk ka performuar më në një koncert. Për ndjekësit e tij në Instagram, ai ka dhënë këtë lajm të bukur pikërisht me rastin e ndërrimit të viteve.

Sigurisht, për shkak të pandemisë Covid-19 koncerti i tij live do të mbahet livestream, ndërsa ky lajm ka gëzuar fansat e këngëtarit në mbarë botën.

Hera e fundit kur Justin performoi në një koncert live ishte kur përfundoi turneun e tij botëror, nga marsi 2016 deri në korrik 2017.

Ky ishte një pushim për Bieber si nga skena, ashtu dhe muzika dhe kësaj here do të kthehet më fuqishëm se kurrë!

“Po punojmë për shumë surpriza!”- u shpreh Justin për këtë event special, duke na bërë akoma më kuriozë edhe për të ftuarit në koncertin e tij livestream.

 

LEXO EDHE:

Back to top button