Hyri në zyrën e drejtorit të shkollës me armë, arrestohet
Një person është arrestuar në Viti, pasi me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës. Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.