Shpërthim me eksploziv në një makinë në Kamëz, plagoset drejtuesi

Një shpërthim me eksploziv në një makinë ka ndodhur në qytetin e Kamzës ditën e sotme, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 10:00, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin për të hapur derën ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit të fortë është lënduar lehtë në këmbë drejtues i makinës Gjon Mena, pa problem për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Raportohet se Gjon Mena është një emër i skeduar nga policia. Ai ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se jashtë vendit ka kryer vepra penale si grabitje, në Itali dhe Francë./TCh

LEXO EDHE:

Back to top button