Sfida Sosiedat-Man. Junajted zhvillohet në Torino

Man. Junajted do të zhvillojë ndeshjen e raundit tjetër në Ligën e Evropës ndaj Real Sosiedadit në Torino. Skuadra e Ole Gunar Solskjerit një herë mendohej se do të udhëtonte për në Spanjë, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar dhe loja do të zhvillohet në Torino të Italisë.
Megjithatë, ndeshja është zhvendosur në Itali për shkak të kufizimeve të qeverisë spanjolle për udhëtarët që hyjnë në vend nga Anglia, për shkak të variantit të ri “COVID-19”. Ndeshja e dytë, që do të luhet në “Old Trafford”, të enjten më 25 shkurt, nuk është ndryshuar.