Ministri Hoxha: Për biznesin tim vendosi unë, jo antikorrupsioni

Komisioni Antikorrupsion ka hapur procedura kundër një ministri dhe tre deputetëve të cilët, pasi morën poste të larta shtetërore, i transferuan kompanitë e tyre private tek bashkëshortet, ose te familjarët më të afërt. Sipas anti-korrupsionit, është shkelur Ligji për Korrupsionin dhe Konflikt të Interesit, i cili ndalon rreptësishtë lëvizjet e tilla. Bëhet fjalë për Ministrin aktual të Bujqësisë, Arianit Hoxha dhe deputetët Skender Rexhepi nga Alternativa, Abdullah Saliu nga Aleanca dhe Ljupço Prenxhov nga “GROM”. Nëse prokuroria i konfirmon gjetjet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, ata do të gjobiten prej 300 deri në 500 euro.

Ligji për Korrupsion dhe Konflikt Interesash, veçanërisht në nenin 45, thotë: Personi i cili vjen në funksionin e të zgjedhurit ose të emëruarit, me përjashtim të personave që marrin pozitë që nuk është kryer në mënyrë profesionale, nëse menaxhon kompani ose institucion si pronar është i detyruar, para se ta marrë detyrën, t’ia besojë menaxhimin një personi ose organi tjetër, përveç anëtarëve të familjes së tij, për kohën e kryerjes së funksionit, autoriteteve publike ose obligimeve – njoftojnë nga Antikorrupsioni.

Disa nga deputetët nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike, ndërsa njëri deputet tha vetëm se nuk e dinte saktësisht ligjin dhe se ai madje vetë e ka paraqitur në listën anketuese se gruaja e tij do ta merr përsipër kompaninë. Ministri Hoxha beson se nuk ka shkelur ligjin sepse nuk ka marrë pozitë shtetërore, megjithëse ligji nuk e thotë këtë.

Unë do të vendos për biznesin tim personal, Antikorrupsioni nuk mund të vendosë. Kurse indikacionet që do të bëheshin nga shteti ndaj atij personi juridik, në atë rast unë jam i hapur të jap përgjegjësi – deklaroi Arianit Hoxha- Ministër i bujqësisë.

Ndryshe, në seancën e sotme, akuzat kundër kryeministrit Zoran Zaev të paraqitura nga opozita VMRO DPMNE, e cila është për dhënien e koncesioneve për gërmimin e argjilës dy kompanive në pronësi të vëllait dhe kushëririt të tij, u refuzuan. Prej sot, nënkryetari i ri i Antikorrupsionit është Shemsi Sallai.

Ile Petrevski


 

LEXO EDHE:

Back to top button