Senati: Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump është kushtetues

Senati amerikan votoi çuarjen përpara të procesit gjyqësor ndaj Donald Trump, duke hedhur poshtë pretendimin se procedimi ndaj tij ishte antikushtetues. Në seancën historike, senatorët dëgjuan akuzat e demokratëve dhe në fund 56 anëtarë të Senatit votuan pro, dhe 44 kundër. Rezultati tregon që edhe 6 republikanë votuan me demokratët.

Donald Trump akuzohet për “Nxitje të kryengritjes”, për ngjarjet e ndodhura në Capitol Hill, më 6 janar dhe bëhet kështu ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat.
Demokratët shpresojnë t’i heqin të drejtën e mbajtjes së një posti publik në të ardhmen.
Pak orë para nisjes së gjyqit, avokatët mbrojtës të Trump e kanë cilësuar vendimin si “antikushtetues”, tani që klienti i tyre nuk është më në detyrë.

LEXO EDHE:

Back to top button