Mickovski është gati ta dëgjojë planin e Filipçes

Mickovski është gati ta dëgjojë planin e Filipçes

Gazetar: Angel Dimovski

Kryeministri Mickoski nuk e përjashton mundësinë e takimit me liderin e opozitës Venko Filipçe, nëse ai ka ndonjë plan për t’i paraqitur. Nuk është përgjigjur saktësisht nëse do të pranonte takim liderësh në një format më të gjerë. Mickovski thotë se Filipçe mund ta prezantojë planin publikisht.

“Kjo është temë shumë serioze për t’u diskutuar në media. Nga sa kam kuptuar në publik, është se Filipçe ka propozim, një lloj plani. Ai mund ta shpallë atë plan përmes një konference për media, por nëse mendon se duhet të më informojë dhe më prezantojë paraprakisht, unë jam gjithmonë këtu, temat serioze kërkojnë qasje serioze, ndaj ua lë atyre në dorë, nëse e vlerësojnë se kanë një plan të tillë, që duan të ma tregojnë, unë jam gati, në një termin që ata mendojnë ose ai mendon se duhet të më njoftojë, ta pres dhe të diskutojë në këtë temë”, deklaroi Hristijan Mickoski .

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të dërgojë ftesë për mbledhjen e liderëve, ku do të zbulojë planin e tij për reforma, duke filluar nga drejtësia, shëndetësia, arsimi dhe integrimi. Ndër të tjera, Filipçe dhe LSDM kërkojnë të diskutojnë edhe për mënyrën se si po zhvillohet hetimi për tragjedinë e Koçanit.

Nga VLENI janë kundër propozimit të liderit të LSDM-së Venko Filipçe për takim liderësh. Sipas Taravarit, në vend që të humbin kohë në takime, duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve.

LEXO EDHE:

Back to top button